Aktualitet

Qeveria merr vendimin historik: Fëmijët në shkollë, që në moshën 5 veç!

Shkruar nga Liberale
Qeveria merr vendimin historik: Fëmijët në shkollë, që

Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Evis Kushi ka folur për vendimet e marra në Këshillin e Ministrave.

Ministrja tha se nisur nga kërkesa e prindërve fëmijët do kenë mundësi të futen në shkollë që në moshën 5 vjeç, me kusht që deri në dhjetor të mbushin 6 vjeç.

“Vendimi i parë ka të bëjë me regjistrimin e fëmijëve në shkollë pasi të kenë mbushur 5 vjeç, me kushtin që deri në dhjetor të mbushin 6 vjeç” tha Kushi.

Ministrja shtoi se është marrë vendim që persona me vepër penale ndaj të miturve apo institucionit Arsimor nuk do të kenë të drejtë asnjëherë të punësohen në Arsim.

“Ligji ofron më shumë siguri për nxënësit duke bërë që në shkollat e institucionet arsimore të mos punësohen persona me precedentë penalë. Na u desh të ndërhynim në ligj sepse edhe personat që janë rehabilituar nuk do të kenë të drejtë të punësohen në këto institucione”.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH