Aktualitet

Qeveria hap 705 vende pune, Biberaj: Në kundërshtim me ligjin

Shkruar nga Liberale

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj ka reaguar pas publikimit të njoftimit nga qeveria për vendet e lira në administratë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Biberaj shkruan se qeveria e ka kuptuar humbjen e thellë në zgjedhje dhe ka hapur 705 vende pune.

"Qeverisja e krimit, që e ka kuptuar nga të gjitha sondazhet dhe situata në popull që do të ketë një humbje të thellë më 25 prill, ka njoftuar vendimin për të hapur 705 vende pune në administratën publike, nënkuptohet për militantët e vet, në kundërshtim me ligjin zgjedhor. Pavarësisht se rilindasit po përdorin dhe do të përdorin cdo aset dhe mundësi që të jep shteti për të vjedhur zgjedhjet, ata nuk do të kenë asnjë shans, pasi uragani popullor i pakënaqesisë dhe urrejtjes ndaj tyre do ti fshijë nga qeverisja duke shpëtuar kombin", shkruan Biberaj.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH