Një grup studentësh të mjekësisë vijojnë të kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë në vend pas studimeve ose në të kundërt të paguajnë koston reale të studimeve.
Ata janë takuar me kryetarin e kontrollit të lartë të shtetit, Arben Shehu të cilit i kanë shprehur dyshimet për abuzim me fondet dhe financat në Universitetin e Mjekësisë.
Këto dyshime ata i mbështesin në vlerën e llogaritur të kostos reale të studimeve, prej 678 mijë lekë të reja në vit, të përcaktuan në realicion e Këshillit të Ministrave.
“Ka dy mundësi, ose është një kosto është një kosto e fryrë që studentët të mbahen peng në Shqipëri, dhe dyta është kosto reale por shpenzimet në buxhetin në fakultetin e Mjekësisë janë të keqmenaxhuara", thanë studentët.
Sipas studentëve, kreu i KLSH-së i ka siguruar se auditimi i universitetit do të kryhet në mënyrë rigoroze.
Edhe uljen e numrit të aplikimeve për degën e mjekësisë, ata e shohin të lidhur me kalimin e ligjit që kundërshtojnë. "Ulja numrit të studimeve është një pasojë e drejtpërdrejtë e ligjit gabuar që ata kanë vendosur", shprehen ata.
Ky grup studentësh do të çojnë në gjykatë kushtetuese ligjin që i detyron të paguajnë tarifën reale të llogaritur të studimeve ose të punojnë në Shqipëri pas studimeve.