1

Qerimaj e mbyll i nënti në Lojërat Olimpike

               Publikuar në : 18:54 - 31/07/21 liberale

Peshëngritësi Erkand Qerimaj renditet i nënti në konkurrimin e tij në Tokio 2020, në peshën deri 81 kg me 338 kilogramë, të ngritura në dygarësh. Sportisti shkodran garoi në baterinë B, ku u rendit i pari.

Prova e parë e peshëngritësit 33-vjeçar ishte në 151 kilogramë në stilin e shkëputjes, të cilën ai e kaloi me sukses. Qerimaj ia doli edhe në dy provat e radhës, në peshat 155 kg dhe pastaj 157 kg.

Në shtytje Qerimaj ngriti 181 kilogramë në provën e parë, por nuk ia doli në dy tentativat e tjera, në fillim me 185 kg dhe pastaj me 187 kg. Rezultati në dygarësh prej 338 kg është 8 kilogramë më shumë nga ajo çfarë peshëngritësi shqiptar kishte arritur në stërvitje.

Medaljen e artë e mori kinezi Liu Xiao-jun me 374 kg të ngritura, të argjendën domenikani Zakarias Bonat dhe të medaljen e bronzit italiani Antonio Pizolato.

Kinezi Xiao-jun vendosi tri rekorde të reja olimpike, 170 kg në shkëputje, 204 në shtytje dhe 374 në dygarësh.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back