Aktualitet

Punonjësi i pastrimit humb tragjikisht jetën në kampin e muxhahedinëve në Manëz

Shkruar nga Liberale
Punonjësi i pastrimit humb tragjikisht jetën në kampin e

Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikish brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë. Sipas mediave, Shaban Teni ,64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar. Familjarët i kanë thënë BW, thanë se Teni prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth, Manëz.

Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.

Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64 vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje ne plehra i pa jetë.

Ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje të rëndë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH