Aktualitet

Pse shumica e qytetarëve i bojkotoi zgjedhjet e 14 majit 2023? Ja si ka qenë pjesëmarrja në votime ndër vite

Shkruar nga Liberale
Pse shumica e qytetarëve i bojkotoi zgjedhjet e 14 majit 2023? Ja si ka

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 Majit ishte në minimumet e saj, në vetëm 38% të votuesve.

Mbi 122,500 shtetas shqiptarë kishin mundësi për të votuar për herë të parë, por as 14 % e tyre morën pjesë në votime.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, pas mbarimit të numërimit, ka bërë me dije rezultatet përfundimtare zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Krye-komisioneri ka bërë me dije se gjithsej kanë votuar 1.395.360 qytetarë, nga 3.650.658 zgjedhës në total, ose e thënë ndryshe pjesëmarrja zyrtare në zgjedhje ishte 38.22 për qind.

Pjesëmarrja më e ulët ishte në Bashkinë Vorë me 24%. Gjithsej votuan 20 mijë persona më pak se në zgjedhjet e vitit 2021. Po ashtu, 40 mijë vota rezultuan të pavlefshme, çka do të thotë se votuesit pavarësisht pjesëmarrjes nuk ishin të bindur nga alternativat e afruar.

Rekordi historik i pjesëmarrjes më të ulët në votime ishte në vitin 2019, kur PD-ja dhe LSI-ja nuk mori pjesë në votime.

Pjesëmarrja në votime në rang vendi gjatë viteve:

Viti 2007 – 46%

Viti 2011 – 51%

Viti 2015 – 48%

Viti 2021 – 47%

Viti 2023 – 38%

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH