Mijëra qytetarë u derdhën rrugëve të Amsterdamit me thirrjen “nuk bëhet fjalë për virus, por për kontroll”, duke dalë kundër masave anti-covid të ndërmarrë nga qeveria holandeze. Gjatë protestës situata precipitoi duke u kthyer në një arenë përleshjeje mes policisë dhe protestuesve.
Në reagimin e saj policia përdori edhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën si dhe lëshoi qentë për të kafshuar demonstruesit.
Situata kaotike erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale mbi kontrollin e protestës duke lëshuar policinë mbi protestuesit. Madje ishte lëshuar edhe një urdhër për shpërndarjen e turmës, por kjo gjë nuk u pranua nga protestuesit ndaj të cilëve policia përdori mjete të ndryshme për t’i detyruar të largohen.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1231019,1231018,1231017"]