Globi

Prisnin ekzekutimin, 8 të burgosur vdesin nga koronavirusi

Shkruar nga Liberale
Prisnin ekzekutimin, 8 të burgosur vdesin nga koronavirusi

Tetë të burgosur të dënuar me vdekje kanë humbur jetën në burgun më të vjetër të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. Mediat amerikane raportojnë se Burgu “San Quentin” është shndërruar në vatër infeksioni dhe janë të konfirmuar si të infektuar me Covid-19 më shumë se 2/3-at e të burgosurve.

67-vjeçari John Beames ishte i dënuari i fundit me vdekje që ndërroi jetë të martën nga Covid-19, i teti nga njësia e atyre që presin ekzekutimin, sipas Associated Press. Ai ishte i dënuar me vdekje pasi në vitin 1994 kishte vrarë një foshnje 15-muajshe.

Viktima e parë nga Covid-19 në burgun “San Quentin” u raportua në mes të qershorit, kur Richard E. Stitely, i cili qëndronte pas hekurave prej 30 vitesh. Sipas CNN, pas analizave, rezultoi se ai ishte i infektuar me Covid-19. Ai ishte dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një 27-vjeçareje në vitin 1990.

6 të burgosurit e tjerë në zonën e atyre të dënuar me vdekje, vdiqën të gjithë mes 3 dhe 20 korrikut, të gjithë të dënuar për vrasje, përdhunime dhe vepra të tjera të rënda penale.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH