Aktualitet

Prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit, Kuvendi mblidhet nesër në seancë

Shkruar nga Liberale
Prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit, Kuvendi mblidhet

Është vendosur kur do të mbahet seanca e radhës plenare.

Mësohet se punimet për debatin e programit qeverisës dhe votimit të kabinetit të ri, do të nisë nesër në orën 10:00.

Në rend dite do të jetë prezantimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, të programit qeverisës. Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë.

Sakaq, pjesë seancës do të jetë dhe votimi i kabinetit të ri qeverisës. Pas kësaj procedure, emrat në të gjitha dikasteret e zgjedhura do të duhet të betohen para Presidentit të Republikës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH