Aktualitet

Presidenti serb viziton të premten Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Presidenti serb viziton të premten Shqipërinë

Presidentit serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë të premten Shqipërinë. Lajmin e Presidenca e Serbisë, e cila nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se kreu i shtetit do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Vuçiç do të takohet në Tiranë të premten me liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit perëndimor, ndërkohë që pritet të zhvillohet takimi i radhës për shengenin ballkanik së bashku dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, raporton Vizion Plus.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi katër partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Rama të anulojë samitit e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës të quajtur ndryshe si minishengeni ballkanik.

Katër partitë parlamentare, LVV, LDK, PDK dhe AAK, kanë deklaruar se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal me Serbinë për sa kohë ajo mohon krimet e veta.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH