Aktualitet

Prangoset i riu që i bëri atentat Drejtorit të Policisë bashkiake

Shkruar nga Liberale
Prangoset i riu që i bëri atentat Drejtorit të Policisë

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi me armë katër ditë më parë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, Drejtori i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe është vetëdorëzuar.

Mentor Hasanaj mbeti i plagosur sëbashku me të atin. Në makinë ishte edhe bashkëshortja e Hasanajt, por fatmirësisht ajo nuk pësoi lëndime.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së 11 tetorit, teksa shefi i policisë po drejtonte automjetin tip “Skoda” në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH