Aktualitet

Porti i Durrësit ndez sherrin me Berishën, Basha: Non grata dhe oligarkët e tij janë të zhytur në këtë aferë

Shkruar nga Liberale
Porti i Durrësit ndez sherrin me Berishën, Basha: Non grata dhe
Edhe pse nuk është aktiv në politik, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu kundërpërgjigjet sulmeve nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ditën e sotme ka reaguar me një postim në Twitter, ku thotë se Berisha po shpif, për të hequr vëmendjen. Sipas Bashës, non grata dhe oligarkët e tij janë të zhytur në aferën e Portit të Durrësit, dhe jo vetëm aty. "Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty", shkruan Basha. Porti i Durrësit është kthyer në një temë të nxehtë të politikës shqiptare, dhe dita e sotme është shoqëruar me akuza dhe diskutime të zgjatura në Kuvend. Pak ditë më parë në një dalje për mediat Berisha akuzoi Bashën se ka 60% të aksioneve në Portin e Durrësit së bashku me kryeministrin Edi Rama. Në daljen e tij Berisha iu rikthye termave të vjetër duke e quajtur Bashën ‘Lul Brava’, njëjtë siç e cilësonte pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar në PD.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH