Aktualitet

Policia thirrje qytetarëve: Evitoni këtë aks rrugor për një javë

Shkruar nga Liberale

Policia e Vlorës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qarkullimin përgjatë orëve 21:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit.

Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Orikum – Palasë, ky aks do të mbetet i bllokuar në të dyja krahët prej mbrëmjes së sotme deri në datën 13 tetor.

Njoftim

Njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segmet rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategorite e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).

Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH