Aktualitet

Polemika në "Universitas": Fajin e ka Europa

Shkruar nga Liberale
Polemika në "Universitas": Fajin e ka Europa

Suplementi "Universitas" vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, ku do të gjeni jo vetëm lajme politike, por të zhanreve të ndryshme, si dhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën "Polemika" do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile i cili titullohet: "Fajin e ka Europa". 

"Pa ekonomi tregu funksionale nuk mund të bëhesh pjesë e BE-së. Pa mendim, aq më pak", shkruan autori.

Ndërsa te rubrika "OP-ED" do gjeni dy shkrime: "Provë force globale ndërmjet udhëheqësve dhe parlamenteve" nga Antonio Polito. Dhe gjithashtu "Për të bërë avokatin e djallit që po na ngroh globin" nga Gentian Kaprata.

E më pas vjen një analizë e cila titullohet: "Emërimi i Richard Grenellit si i dërguari special i SHBA për Serbinë dhe Kosovën-komplikim për dialogun". 

Veton Surroi vjen me një tjetër analizë: Shcengeni, Vishegradi dhe Novi-Sadi.

"Formësohet i plotë Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike në UET, tashmë me Qendrën për Kërkimin Shkencor", do ta gjeni në rubrikën Campus.

Dita e parë në auditor: Pedagogu i filozofisë në Universitetin Europian të Tiranës, Prof. Dr. Aleksandër Kocani rrëfen mbi ditën e tij të parë të mësimdhenies, ndërthurjen e shkencave ekzakte me filozofinë, dhe rëndësinë e kësaj të fundit për shoqërinë, në një shkrim që titullohet: Aleksandër Kocani: Filozofia, fusha që të jep esencën e lirisë.

Gjithashtu në suplementin "Universitas" do të gjeni një tjetër profil: Hasan Nallbani: Koha më eksperimentoi në mënyrë totale.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH