Aktualitet

Po punonte tokën! E zë poshtë zetori

Shkruar nga Liberale
Po punonte tokën! E zë poshtë zetori

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Lushnje, pasi e ka zënë poshtë zetori me të cilën po punonte tokën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hysgjokaj, Lushnje, ku 62-vjeçari me inicialet J. Xh., ka qenë duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), dhe është rrëzuar aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, shtetasi J. Xh., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), është rrëzuar aksidentalisht, dhe e ka zënë poshtë mjeti bujqësor (zetor).

Për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH