Aktualitet

Po kalonin kufirin për në Angli/ Kapen ‘mat’ 3 shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Po kalonin kufirin për në Angli/ Kapen ‘mat’ 3

Janë kapur "mat" tre shqiptarë dhe një grua belge duke u përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe dhe rrezikojnë deri në 50 vjet burg.

Ata po udhëtonin me një fugon që ishte nisur nga Belgjika, teksa ishin fshehur mes një grumbulli pikturash, që gruaja belge pretendonte se do i shiste në Angli.

Sipas informacioneve fugoni i Viviane V. u ndalua në Nieuwpoort, ku gjatë kontrollit u gjetën edhe tre shqiptarët dhe bashkë me ta edhe një fëmijë tre vjeçar.

Hetimet zbuluan se 36 vjeçari shqiptar Ermal L. mësohet se ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri A. 40 vjeç.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar pafajësinë e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet më 25 korrik.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH