Globi

Po festonin diplomimin në ishullin grek, dy të rinjtë vdesin njëri pas tjetrit

Shkruar nga Liberale
Po festonin diplomimin në ishullin grek, dy të rinjtë vdesin

Ios: Një irlandez 18-vjeçar u trondit kur mësoi për vdekjen e të dytit

I riu Andrew thuhet se u shkatërrua kur mësoi se shoku i tij i klasës Max u gjet i vdekur në një shkëmb

Tragjedia e dy studentëve të rinj irlandezë që humbën jetën, disa orë njëri pas tjetrit në Ios ku po festonin diplomimin, po merr përmasat e një tragjedie të lashtë. Andrew O'Donnell, ka pësuar kriza kur u informua për vdekjen e shokut të tij të klasës, Max Wall.

Tragjedia filloi të shpaloset të dielën në mëngjes kur autoritetet gjetën Wall-in të vdekur në një shkëmb në zonën e Germanoli. I riu irlandez, i cili ishte në Ios me 69 shokët e tij të klasës nga Kolegji St Michael, thuhet se ka filluar të konsumojë sasi të mëdha alkooli nga mesdita e së shtunës dhe ka vazhduar festën e tij deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në atë moment, sipas cyclades24.gr, 18-vjeçari Max donte të kthehej në këmbë për në banesën e tij pasi distanca ishte e shkurtër. Mirëpo, gjurmët i kanë humbur dhe kur miqtë e tij janë kthyer në dhomë dhe nuk e kanë gjetur, kanë lajmëruar Policinë.

Sipas provave të deritanishme, skenari më i mundshëm është që i riu Maks u rrëzua dhe goditi kokën.

Mirëpo, tragjedia për grupin e irlandezëve nuk mbaroi me kaq pasi pak kohë më vonë edhe 18-vjeçari Andrew, i cili vuante nga probleme kronike në zemër, dha frymën e fundit kur u informua për vdekjen tragjike të shokut të klasës.

“Është tronditëse. Të gjithë janë të shkatërruar”, tha pronari i një bari irlandez në Ios për "Irish Times:, me një të dytë që tregoi se ata po përpiqeshin të ngushëllonin miqtë e dy fëmijëve. “Ka rreth 1000 të rinj irlandezë në Ios për momentin. Unë i ndihmoj ata të kontaktojnë familjet e tyre. Të gjithë në ishull janë në shok”, shtoi një nga biznesmenët.

Ministria e Punëve të Jashtme të Irlandës ka konfirmuar vdekjen e dy fëmijëve, ndërsa me një deklaratë ka lëshuar edhe shkolla e dy të rinjve.

“Një ditë trishtimi të pamasë për shkollën. Dy studentë të Leaving Cert kanë vdekur gjatë pushimeve në Greqi në një "humbje katastrofike" për ish-shkollën e tyre.

Max ishte një burim i vazhdueshëm pozitiviteti, inkurajimi dhe argëtimi për të gjithë rreth tij. Ai ishte jashtëzakonisht i popullarizuar me stafin dhe studentët si dhe një mbështetës fantastik i ekipeve tona gjatë fushatave të ndryshme. Mendimet tona janë me familjen e Maksit në këtë moment të tmerrshëm dhe me miqtë e tij që kanë përjetuar një humbje kaq tronditëse në 24 orët e fundit.

Andrew nuk ishte vetëm një shok klase dhe mik i njohur, por një anëtar krenar dhe i përkushtuar i ekipit tonë të futbollit. Ai ishte i sjellshëm me ata që e rrethonin, i ndershëm në të gjitha përpjekjet e tij dhe një vëlla i madh. Andrew do t'i mungojë shumë të gjithë ata që patën kënaqësinë ta njihnin atë."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH