“Lindja e Venusit” e Sandro Botticelli-t (1484–1486) ishte piktura e parë nudo dhe me gjatësi të plotë, e realizuar me kontekst jo-fetar që nga epoka e antikitetit e cila u krijua në periudhën e Rilindjes për “Lorenzo de Medici”. Pretendohet se figura e perëndeshës së dashurisë është modeluar sipas Simonetta Cattaneo Vespucci, favoret e së cilës dyshohet se ndaheshin nga Lorenzo dhe vëllai i tij më i vogël, Giuliano.
Kjo pikturë është unike sepse bazohet në histori dhe personazhe mitologjike të lashta greke dhe romake, si Zephyr (zot i erës), nimfë dhe Venus (perëndeshë e dashurisë dhe bukurisë).
Venusi shihet duke u hedhur në breg nga perënditë e erës Zephyrus dhe Aura teksa personifikimi i pranverës e pret në tokë. Çuditërisht, Venusi tërhoqi zemërimin e Savonarolës, murgut Domenikan që udhëhoqi një goditje fondamentaliste ndaj shijeve laike të fiorentinasve.
Fushata e tij përfshinte "Zjarrin e kotësive" të vitit 1497, në të cilin objektet "profane" - kozmetikë, veprat e artit, librat - u dogjën në një pirë. Madje edhe vetë “Lindja e Venusit” ishte planifikuar për djegie, por i shpëtoi disi shkatërrimit. Botticelli, megjithatë, ishte aq i trembur nga ajo që ndodhi me realizimin e pikturës prej telasheve që ajo i krijoi saqë hoqi dorë nga piktura për një farë kohe.
Titulli i Pikturës: Lindja e Venusit
Artisti: Sandro Botticelli
Vendodhja: Uffizi Gallery
Subjekti: Venusi
Krijuar: 1485–1486
Periudha: Rilindja italiane, Pikturë Fiorentine
Zhanri: Pikturë Historike