Aktualitet

Pezullohet tenderi për fazën e dytë të Lungomares në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Pezullohet tenderi për fazën e dytë të Lungomares në

Komisioni i Prokurimit Publik pezulloi tenderin 3.8 milionë euro për fazën e dytë të Lungomares në Vlorë, pasi fondi shqiptar i zhvillimit skualifikoi ofertën më të ulët duke shpallur fituese kompaninë e dytë.

Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e vlorës, u zhvillua në 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit. Por Fondi Shqiptar i Zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha.

Sipas Agjencisë së Prokurimit, fusha ka ofruar ta ndërtojë segmentin e dytë të Lungomares me një çmim 3.1 milionë euro ose 200 mijë euro më shumë se oferta më e ulët. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, kompania curri e ka ankimuar vendimin e fondit shqiptar në komisionin e prokurimit publik duke pretenduar se është skualifikuar pa të drejtë.

Gjatë këtij viti, thuajse të gjithë tenderat e mëdhenj të rrugëve janë shoqëruar me polemika, për shkak se autoritetet kontraktore kanë skualifikuar ofertat më të ulëta, gjithmonë duke përdorur si motiv kriteret teknike. Para Lungomares, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në tenderin e Kardhiq- Delvinë dhe atë të unazës së Tiranës. Më pas, të dy garat u ankimuan në Komisionin e prokurimit dhe konflikti çoi në largimin nga detyra e ish drejtoreshës Sonila Qato.

Pak muaj më parë Agjencia e Prokurimeve deklaroi se shpesh autoritetet kontraktore përdorin kriteret teknike për të kufizuar konkurrencën në tendera dhe skualifikuar pa të drejtë ofertat më të leverdisshme për taksapaguesit. /Top Channel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH