
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi dje pezullimin nga detyra të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, të kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) Artur Metani.
Kërkesa pasoi publikimin në rrjetet sociale ku gjyqtarja shfaqet “në ambientet ku ushtron detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar në sfond me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati”.
ILD nisi menjëherë një hetim disiplinor dhe brenda tre ditësh ju drejtua KLGJ-së me kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!