
Policia e Tiranës ka njoftuar se punonjësi i policisë me iniciale Sh.T. është pezulluar nga detyra pas incidentit të ndodhur në Qafë-Mollë, ku shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin Endrit Aga, të cilët rrezikuan të përfundojnë në greminë, ndërsa po mbulonin operacionin e Policisë në Dajt, për nxjerrjen e trupit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha.
Edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur një inspektim ndaj policit në fjalë. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.