
Ish kryeministri Sali Berisha në përfundim të mbledhjes së ‘Rithemelimit’, ka thënë në një komunikim për mediat se Boçi dhe Bylykbashi kanë mandatin të negociojnë me opozitarët në emër të PD për presidentin.
Gjithashtu ai tha se Enkelejd Alibeaj po funksionin si ministër virtual i Edi Ramës.
Pjesë nga biseda
Pyetje: A keni një emër për president për të propozuar?
Berisha: Sigurisht që përfshihet i gjithë spektri opozitar , kjo nuk ka diskutim. Të imagjinosh president jopolitike kjo është absurditet. Posti i presidentit është politik,. Pra çdo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar dhe i stisur dhe pa sens. Rama nuk synon gjë tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do ai . Ju e keni vënë re se si në procesin më serioz për një vend, u katandis në një proces familjar. E hidhur është se po trajtohet si çështje familjare.