Globi

Përdhunoi dhe masakroi studenten e gazetarisë, vrasësi gjendet i vdekur në burg

Shkruar nga Liberale

Mediat turke raportojnë se autori i krimit “monstruoz” ka vrarë veten në qelinë e tij të burgut në Diyarbakir më 28 shtator.

Mustafa Murat Ayhan kishte pranuar vrasjen e viktimës Azra Gulendam Haytaoglu deh copëtimin brutal të trupit të saj me sharrë në Turqi, ndërsa duket se ka vrarë veten në qelinë e burgut.

Hidrauliku Mustafa Murat Ayhan, 49 vjeç ishte dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e Azra dhe zhdukjen e pjesëve të trupit të saj, në një zonë pyjore në periferi.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Antalia të Turqisë.

Azra ishte një studente e vitit të tretë në gazetari në Universitetin e Akdeniz dhe u pa për herë të fundit duke dalë nga shtëpia e saj me 28 korrik të vitit të shkuar. Ajo do të kalonte natën në shtëpinë e një shoqeje por nuk u pa më kurrë pas përdhunimit e vrasjes së kryer nga i dënuari.

Policia kishte gjetur një pjesë të mbetjeve të trupit të saj, por disa pjesë nuk janë gjetur, mes të cilave edhe koka e viktimës, të cilën vrasësi e kishte hedhur në një humnerë.

Arrestimi i vrasësit u bë pas analizimit të kamerave të sigurisë, ku ai shihej duke hyrë e dalë nga shtëpia e tij me të njëjtën valixhe. Ai e kishte përdhunuar 21 vjeçaren dhe më pas e kishte mbytur, siç pranoi në polici ku tregoi dhe vendin e varrosjes së pjesëve të trupit.

Të dhënat tregojnë se 280 gra janë vrarë në Turqi nga burra të njohur në vitin 2021.

Ky numër konsiderohet i afërt edhe në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH