Aktualitet

PD zgjedh nesër kryetarin e ri, ja fleta e votimit

Shkruar nga Liberale

Teksa na ndan vetëm një ditë nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, është publikuar fleta e votimit për zgjedhjet e kryetarit të PDSH-së. Në fletën e votimit janë renditur 4 emrat e kandidatëve, si më poshtë:

-Fatbardh Kadilli

-Edit Zefir Harxhi

-Agron Siri Shehaj

-Lulzim Xhelal Basha

Do të votohet për secilin kandidatë duke vendosur një nga shenjat ‘+, x”

Më herët, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në këtë parti, Jemin Gjana doli në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se komisioni ka miratuar listën paraprake të komisionerëve dhe se aktualisht vijon procesi për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PD në vend ku do të mbahen zgjedhjet./ tch

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH