Aktualitet

PD: Dosja 184 të transferohet në SPAK dhe të hetohet grupi i Ramës

Shkruar nga Liberale
PD: Dosja 184 të transferohet në SPAK dhe të hetohet grupi i

Partia Demokratike i ka kërkuar informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, për shit-blerjene  votave në Dibër.

Nëpërmjet një letre, PD kërkon që kjo dosje t'i transferohet SPAK-ut, pasi sipas saj, atje është faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016

2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK

3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH