Aktualitet

Pas vrasjes në Fier, autorët djegin makinën pak kilometra larg

Shkruar nga Liberale
Pas vrasjes në Fier, autorët djegin makinën pak kilometra larg

(Foto ilustruese)

Digjet një makinë në fshatin Mbrostar në Fier, pak minuta pas vrasjes që ndodhi në rrethrrotullimin e Sheqit.

Sipas "News 24" makina është gjetur duke u djegur vetëm disa kilometra nga vendi ku u vra Shkëlzen Kastrati, pikërisht tek vendi ku do ndërtohet spitali i madh.

Burime nga policia konfirmojnë se automjeti tip “Range Rover” me targa greke që është gjetur duke u djegur në mbikalimin e Baltëzës në Fier është automjeti i autorëve të vrasjes. Kjo, në bazë të dëshmive se pas vrasjes autorët janë larguar me një mjet “Range Rove”.

Ngjarja që tronditi Fieri ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:40 në dalje të qytetit të Fierit. Shkëlzen Kastrati u vra në makinën e tij.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH