Globi

Pas sherrit me pronarin e lokalit, 27 vjeçari gjendet i pajetë në trotuar

Shkruar nga Liberale
Pas sherrit me pronarin e lokalit, 27 vjeçari gjendet i pajetë

27-vjeçari Giovanni Palazzotto gjendet i vdekur në rrugë në Bitritto pas një sherri me pronarin e një lokali: ndalohet një 31-vjeçar.

27-vjeçari u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në agim në Bitritto, jashtë Coffè Time , në trotuar. Nuk dihet ende se si ka arritur atje, nëse ka qenë vetëm apo në shoqëri në momentet më dramatike. Karabinierët e Modugno, për momentin kanë ndaluar një 31-vjeçar, pronar i një aktiviteti tregtar, me të cilin viktima, pak më parë, ishte grindur dhe kishte pasur edhe një përplasje fizike.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga hetimet, viktima, të cilin të gjithë e njihnin si Gianni Palazzotto, në gjendje të alterimit psikofizik, fillimisht hynte në një lokal në Bitritto dhe më pas tentonte të hynte në një aktivitet të dytë tregtar, jo shumë larg. Në këtë moment ai do të ishte përballur fizikisht me 31-vjeçarin. Pas sherrit 27-vjeçari ka ndërruar jetë pak kohë më pas. Sipas asaj që mësohet, karabinierët kanë ndërhyrë rreth orës 06:20 pranë lokalit ku personeli shëndetësor po i jepte ndihmën e parë por pa mundur dot ta shpëtojë nga vdekja.

27-vjeçari që jetonte në Loseto, një lagje e Barit, ishte baba i një vajze 2-vjeçare.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH