Showbiz

Pas fotos së familjes mbretërore, vjen përgjigjja flakë për flakë e të përjashtuarve nga monarkia

Shkruar nga Liberale

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë dëshmuar edhe një herë se e njohin shumë mirë lojën e marrëdhënieve me publikun dhe publicitetin, siç ka ndodhur edhe me intervistat që kanë dhënë.

Prandaj, Sussex-ët nuk mund të linin pa përgjigje foton e bërë publike, që siç thanë analistët e sekreteve të familjes mbretërore, i vendos princin William dhe Kate Middleton në “zemrën” e monarkisë.

“Partneri” i Princit Harry dhe Meghan Markle është fotografi Mishaan Harriman, i cili është mik i çiftit dhe që ka fotografuar ndër të tjera personazhe të famshëm si Rihanna, Stormzy, Tom Cruise dhe Giorgio Armani.

Fotot janë postuar të hënën mbrëma dhe janë nga eventi 'One Young World' i mbajtur në shtator.

Ajo që bie në sy në të dyja fotot është fakti që Princi Harry merr me butësi dorën e Meghan Markle në një gjest që interpretohet si një përgjigje ndaj anëtarëve të familjes mbretërore se ai do të qëndrojë në krah të gruas së tij pavarësisht zhvillimeve apo vendimeve të britanikëve "gjakblu".

Në fakt, shumë njerëzve iu kujtua sesioni fotografik që Harry dhe Meghan kishin bërë për revistën 'Time' në vitin 2021, kur aktorja amerikane ishte në qendër të kuadrit dhe princi britanik pas saj, duke i vënë dorën mbi supe.

Gjithashtu nuk kaloi pa u vënë re që fotot u publikuan në fund të turneut të Mbretit Charles III dhe gruas mbretërore Camilla në Skoci, i cili ishte gjithashtu i pari që nga fundi i periudhës së zisë mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Portreti mbretëror i publikuar të shtunën mbrëma nga Buckingham Palace ishte krejt ndryshe dhe nxirrte një humor të qetë dhe të relaksuar, pavarësisht kohës së vështirë në të cilën ishte realizuar.

Në të, Mbreti Charles III, pozon me Camilla, djalin e tij të parëlindur dhe gruan e tij. William dhe Kate, të cilët pas vdekjes së Elizabeth-s fituan titujt e Princit dhe Princeshës së Uellsit, tashmë janë në “zemrën” e monarkisë, dhe kjo bëhet e qartë në këtë foto zyrtare.

Sipas Daily Mail, fotoja është bërë nga Chris Jackson e Getty në prag të funeralit të Elizabeth. Ky është një fotograf që Camilla e njeh mirë dhe gëzon besimin e familjes mbretërore./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH