Globi

Pamje të rënda/ Vrasja brutale në Turqi, 25-vjeçari qëllon në mes të rrugës ish-gruan dhe vjehrrin

Shkruar nga Liberale
Turqia është tronditur nga krimi brutal i kryer nga 25-vjeçari Mersan Koce, i cili vrau në mes të rrugës ish-bashkëshorten dhe babain e saj. Vrasja brutale u regjistrua nga kamera e celularit. Në video shihet se 25-vjeçari ka ndalur makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, si dhe përleshet me babain e saj, i cili po përpiqet të marrë kallashnikovin që po mbante në duar. Gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet në një moment duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij, ndërsa disa sekonda më pas arrin të drejtojë tytën në trupin e ish-babait të saj, i cili bie pa ndjenja në rrugë. Sulmuesi 25-vjeçar më pas shihet duke lëvizur drejt makinës dhe duke qëlluar sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas nënshkrimit të vendimit të gjykatës që i dha gruas kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh që kishte me 25-vjeçarin. Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes. Pas një gjuetie nga policia turke, 25-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për dy vrasje. Mediat turke po publikojnë foto të vrasësit 25-vjeçar duke pozuar me një armë që mund të ketë qenë ajo që ka përdorur në vrasjen e dyfishtë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH