Aktualitet

Paloka: PD do anulojë PPP, të gjithë do dorëzojnë paratë e vjedhura

               Publikuar në : 21:21 - 19/06/20 liberale

Ish-deputeti Edi Paloka, thotë se me ardhjen në pushtet, Partia Demokratike do të anulojë PPP-të. Në emisionin “Në fokus” të gazetarit Nertil Agalliu, në TvT, Paloka tha se ata që kanë përfituar nga paratë e shqiptarëve përmes skemës partneritet publik-privat do t’i kthejnë të gjitha ato para.

“Është diskutuar, është bërë e qartë. Çdo PPP apo siç i quan Rama koncesione, sepse në fakt nuk janë të tilla, korruptive, do të kthehen. Paratë që i vjedhin sot, nuk i marrin për investime apo punë të mira, por i vjedhin sot një grup njerëzish rreth Ramës. Do t’u kthehen shqiptarëve një më një. Ju do të thoni gjyqet. Nuk ka gjyq të dënojë, por flas për Strasburgun, për afera korruptive, të bëjë fajtor qeverinë. Ta kenë mendjen e fjetur ata që i gënjen Rama se nuk ka çfarë u bën PD. Të gjithë si Çeço do të dorëzojnë paratë jo vetëm ato që janë për t’u marrë, por edhe këto që kanë marrë”, tha ai.

Paloka tha se 15 kushtet e përcaktuara për Shqipërinë për uljen në negociata me BE-në nuk janë pranuar nga Rama, të cilit, sipas tij, Parlamenti Europian i dha pëgjigje mbrëmë me rezolutën e miratuar.

“15 kushtet janë prej një viti të përcaktuara për Shqipërinë. I ka përcaktuar fillimisht Bundestagu, janë adaptuar dhe shtuar nga Komisioni Europian. Siç thatë dhe ju, së fundmi, jo më larg se mbrëmë, PE ka miratuar një rezolutë, ku një nga pikat është se Shqipëria para uljes në tryezën e negociatave të ketë plotësuar këto kushte. Dje Rama e mohoi ekzistencën e këtyre 15 kushteve. Rama gjithë kohën i ka mohuar, e bëri edhe dje në Parlament dhe jo më vonë se disa orë më vonë mori përgjigjen nga PE”, tha ai.

Sa i takon uljes në tryezën e bashkëpunimit për reformën zgjedhore me Damian Gjiknurin si përfaqësues të maxhorancës, Paloka tha se PD nuk ka ndryshuar mendim. Sipas tij, vendi i Gjiknurit është në burg për krime zgjedhore.

Nuk ka asgjë të ngjashme me realitetin. Këtë tryezë e kërkuam ne. Nxjerrjen e Ramës nga parlamenti e kërkoi opozita. Vendosja e Damian Gjiknurit si përfaqësues i maxhorancës ishte një nga manovrat e vogla për ta prishur këtë tryezë. Ne e kemi bërë të qartë se për Gjiknurin nuk kemi ndryshuar mendim, ai duhet të jetë në burg për krim zgjedhor. Përfaqësues më të mirë se Gjiknuri nuk mund të ketë. Koka e manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri është Rama, Gjiknuri është vetëm një usta i tij”, tha ai.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back