Politikë

"Nuk ka tolerancë për askënd"/ Kundër ndërtimeve të shtesave pa leje, reagon Balla: Kush nuk ka vënë mend...

Shkruar nga Liberale
"Nuk ka tolerancë për askënd"/ Kundër

Vijon në ditën e dytë aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve e shtesave pa leje në periferinë lindore të Tiranës, zonë e njohur për ndërtimet luksoze.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, bashkë me publikimin e pamjeve të ndërhyrjeve në rrjetet sociale, deklaron se aksionit kundër paligjshmërisë nuk do t’i shpëtojë askush.

“Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd dhe ne do të rrisim vigjilencën e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit”, nënvizon Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH