Aktualitet

"Nuk janë të mirëpritur këtu", shteti australian do të ndalojë me ligj përshëndetjen naziste

Shkruar nga Liberale
"Nuk janë të mirëpritur këtu", shteti australian

Qeveria në shtetin australian të Victoria tha sot se po përgatitej të zgjeronte legjislacionin që ndalon shfaqjen publike të svastikës naziste për të përfshirë aty edhe përshëndetjen naziste, pas përleshjeve mes neo-nazistëve dhe protestuesve të të drejtave të transgjinorëve në Melburn gjatë fundjavës.

Ministrja e Drejtësisë e Victoria, Jacqueline Symes tha se qeveria do të përshpejtojë zgjerimin e legjislacionit, megjithëse ajo pranoi se mund të duhen muaj që dispozita e re të hyjë në fuqi.

"Ne do të shikojmë se si mund të bëhet me kujdes, do të konsultohemi me organizata të ndryshme dhe do të kemi më shumë për të thënë për detajet gjatë diskutimeve mbi masën", tha zonja Simes në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve AAP.

Rreth 30 neo-nazistë marshuan nëpër Melburn duke ngritur vazhdimisht duart me përshëndetjen naziste përpara parlamentit të Viktorias të shtunën. Gjatë protestës u bënë tre arrestime, tha policia e shtetit.

“Do të doja të mos ishte e nevojshme të thuhej, por është e qartë se duhet thënë: nazistët nuk janë të mirëpritur këtu. Jo në shkallët e parlamentit, jo askund”, tha kryeministri i shtetit Daniel Andrews përmes Twitter të dielën.

Grupi neo-nazist synonte të argumentonte se njerëzit transgjinorë nuk duhet të kenë të drejta, as siguri, as dinjitet, vazhdoi z. Andrews.

“Kjo është ajo që bëjnë nazistët. Ideologjia e tyre satanike dëshiron t'i godasë pakicat - dhe nuk ka vend këtu. Dhe ata që janë me ta nuk kanë vend as këtu”.

Vitin e kaluar, Victoria u bë shteti i parë në Australi që ndaloi shfaqjen npërshëndetjen naziste publik të svastikës naziste.

Ata që shfaqin simbolin në publik përballen me gjoba deri në 22,000 dollarë australianë (rreth 13,800 euro), me burgim deri në 12 muaj, ose të dyja./Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH