Sociale

"Nuk jam e martuar, s'doja të merrej vesh", zbardhet dëshmia e nënës që braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit në Tiranë

Shkruar nga Liberale
"Nuk jam e martuar, s'doja të merrej vesh", zbardhet

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një nënë e re lindi foshnjën dhe më pas e braktisi, duke e lënë në ambientet e një bodrumi pallati në Yzberisht.

Ishte një banor i zonës i cili gjeti fëmijën pasi dëgjoi të qarat që vinin nga bodrumi. Aktualisht foshnja ndodhet në gjendje kritike, në intubim në spital.

Disa orë pas ngjarjes, policia e Tiranës ra në gjurmët e gruas që e solli djalin në jetë. 30-vjeçarja Egljanta Isufi fillimisht e mohoi mëmësinë, por policia nuk u mjaftua vetëm më marrjen e saj në pyetje.

Në komisariat u shoqërua edhe nëna e saj, që po ashtu fillimisht mohoi të kishte dijeni për ngjarjen.

Isufi rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Para hetuesve mësohet se ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben, ka qenëpikërisht për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar. Sa i përket babait të fëmijës, e reja nuk dha asnjë detaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH