
Në javën e fundit të qëndrimit në shtëpi, 4 finalistët e BBV kanë rikujtuar dhe komentuar banorët e tjerë me të cilët kanë pasur përplasje. Luizi ka folur për Armaldo Kllogjeri, 'i pagëzuar' brenda shtëpisë me emrin 'maestro'.
Teksa po bisedonte me Efin dhe me Kristin, Luizi iu tha atyre se "nuk do ia harroj kurrë Armaldos që përpara se të dilte nga shtëpia tha se ai ka përzemër vetëm Oltën dhe Kiarën".
Nga jashtë shtëpisë maestro ka komentuar këtë situatë, dhe ka treguar arsyen se pse nuk ia dha dorën Luizit, kur doli nga shtëpia.
Ai shprehet i zhgënjyer sepse Luizi e ka goditur fort në lojë dhe i është dukur si thikë pas shpine, gjesti që ai bëri për ta nxjerrë në nominim.
"Nuk ia kam dhënë sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia, të ishte një dalje si të gjitha të tjerat. Por edhe për atë vendosmëri që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia dhe për t’i thënë: Shiko ti më nominove një herë me kutinë e Padorës, unë e kalova atë situatë të vështirë, por herën e dytë nëse t’i më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar dhe ke dëshirë të më heqësh nga shtëpia, atëherë është thikë pas shpine, sepse unë nuk të kam bërë dhe të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë. Unë kam qenë i vetmi që e kam mbrojtur Luizin në disa situata të rënda. E para është situata kur ai shfaqi atë sëmundjen problematike që i kam qëndruar shumë afër. Në marrëdhënie me Kiarën, që unë kam qenë personi që e kam mbështetur dhe kam krijuar lidhjen e tyre. E kam mbështetur edhe në një debat që ka pasur me Oltën", është shprehur ai në "Weake up".