Aktualitet

“Non grata” nga Meta, Boshardt: OSBE është për dialog

Shkruar nga Liberale
“Non grata” nga Meta, Boshardt: OSBE është për dialog

Pas takimit që delegacioni OSBE-s pati në selinë e PD, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e pyeti ambasadori e OSBE Boshard, se si ishte për të dita e parë i të qenurit “non grata” në presidencë.

Ai u përgjigj shumë shkurt.

“OSBE është për dialog. Më lini të qetë”.

Gjatë paradites presidenca i dërgoi një letër asamblesë së përgjithshme të OSBE ku thuhej se “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH