Aktualitet

Një tjetër pacient ndërron jetë tek Infektivi

Shkruar nga Liberale
Një tjetër pacient ndërron jetë tek Infektivi

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë te spitali Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktima e radhës është një 69 vjeçar nga Shkodra, i cili ishte i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Ai vuante nga hipertensioni, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.

69-vjeçari është viktima e tretë e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i plotë

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH