Globi

Një sëmundje e rrallë po prek disa fëmijë të prekur me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Një sëmundje e rrallë po prek disa fëmijë të

Një pesë vjeçar vdiq  Nju Jork nga një sëmundje e rrallë  po haset tek disa fëmijë shkakton dëmtimin e enëve  gjakut dhe besohet  ketë lidhje me koronavirusinËshtë një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët  këtë situatë pandemie

Një fëmijë tjetër shtatë vjeçar gjithashtu vdiq në Nju Jork,por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për pesëvjeçarin nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki, e dha Guvernatori Andrew Cuomo të premten në konferencën e përditshme për shtyp.

Zoti Cuomo tha se zyrtarët shëndetësisë po ndiqnin 73 raste  ngjashme  gjithë shtetin e Nju Jorkutku fëmijët me COVID-19 po shfaqnin simptoma  sëmundjes Kavasakinjë sëmundje e rrallë.

"Megjithëse rrallë, po shohim disa raste kur fëmijët e sëmurë me COVID, mund të preken nga sëmundja Kavasaki që shkakton acarimin e enëve të gjakut”, tha ai.

Dhjetra fëmijë amerikanë janë shtruar  spital me këtë pezmatim serioz  është hasur për here  parë  Evropëpërfshirë një foshnjë gjashtë muajshe  Kaliforni.

Temperaturadhimbjet e barkut dhe acarimi i lëkurësjanë simptoma  zakonshmendërsa disa fëmijë  Nju Jork kanë pasur miokarditnjë gjendje e rrezikshme e zemrës kërkon trajtim intensivShumë prej tyre kishin ose kishin kaluar koronavirus.

"Po shohim fëmijë që kanë pasur temperaturë për tre-katër ditë. Me kruarje, acarim të lëkurës në gjithë trupin, ose në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, diçka e pazakont”, thotë Dr. Steven Kernie, i Spitalit të Fëmijëve, Morgan Stanley në Nju Jork.

Organizata mjekësore  BritaniItali dhe Spanjë paralajmëruan mjekët muajin e kaluar për këtë sëmundje.

Disa doktorë thonë se rastet e Nju Jorkut i shtojnë gjasat se sindroma është një komplikim i rrallë i COVID-19megjithëse ende nuk është provuar.

"Po shohim që në disa raste, edhe pse të rralla, disa fëmijë kanë një reagim më të fortë, tepër acarues për zemrën”, thotë Dr. Adriana Tremoulet, mjeke në spitalin e fëmijëve, Rady në San Diego dhe nëndrejtore e Qendrës për Studimin e Kavasakit në Universitetin e Kalifornisë.

Rreth 3 mijë fëmijë amerikanë diagnostikohen me sëmundjen Kavasaki çdo vit, kryesisht nën 6 vjeç dhe djemKJo sëmundje është diagnostikuar për herë  parë  fëmijët japonezë.

Fundjavën e kaluar, studiues, mjekë dhe zyrtarë shëndetësie amerikanë dhe ndërkombëtarë, diskutuan javën e kalur dhe arritën në përfundimin se fëmijët e prekur duhet të trajtohen në spitale ku kujdesi intensiv është në dispozicio, pasi gjendja e disa fëmijëve keqësohet me shumë shpejtësi.

Megjithatë mjekët ende besojnë se shumë fëmijë me COVID-19 do  kenë vetëm një rast  lehtë./VOA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH