Aktualitet

Një fitore e Bidenit mund t’i gjallëroj marrëdhëniet transatlantike

Shkruar nga Liberale
Një fitore e Bidenit mund t’i gjallëroj marrëdhëniet

Alex Soros

Në adresimin hyrës për marrëdhëniet e jashtme në Këshillin e Evropës, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ka pohuar se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor, evropianët “duhet të mendojnë se si të shuajnë konfliktet në rrethinë të Evropës, madje pa SHBA-në”.

Qëndrimi i tij është i famshëm. Shumë analistë evropianë, si Janan Ganesh dhe Wolfgang Münchau të “Financial Times”, kanë argumentuar se marrëdhëniet SHBA-BE nuk do të ndryshojnë edhe aq shumë nëse një demokrat mposht presidentin Donald Trump. Një president demokratik, argumenti thotë, ende do të ishte proteksionist në tregti, simpatizues i instinkteve të supozuara të izolacionizmit dhe jo aq entuziast për shkrimet për të mbrojtur Evropën. Ky përshkrim ishte për senatorët Elizabeth Warren nga Massachusetts dhe Bernie Sandersin e Vermontit, ani pse të dy ishin përkrahës të fuqishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të të drejtave të njeriut. Tani, disa evropianë këto epitete ia kanë vënë edhe Joe Bidenit.

Por kërkon besim ideja se Bideni nuk do të sjellë ndryshim të vërtetë të politikës amerikane karshi Evropës. Bideni gjithmonë ka qenë një transatlantik i vendosur dhe gjatë karrierës së gjatë politike ai ka gdhendur marrëdhënie të afërta me liderët kyç të Evropës, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Si zëvendëspresident nga viti 2009 deri më 2017, Bideni gjithmonë ishte i gatshëm për diplomaci personale, kur këtë nuk e bënte presidenti Barack Obama.

Teksa analistët evropianë kanë të drejtë të dyshojnë se aleanca e vjetër transatlantike thjesht do të kthehet në gjendjen para epokës së Trumpit, ata po e nënvlerësojnë se çfarë do të thotë fitorja e Bidenit për politikën e jashtme amerikane. Partia Demokratike është ende parti e vlerave dhe administrata e Bidenit do t’ia mësynte rinisjes së plotë pas katër vjetëve të Trumpit, duke rikthyer angazhimin historik të Amerikës si lidere e përgjegjshme në skenën botërore.

Trumpi periudhën e tij në krye të SHBA-së e nisi me përplasjet me Evropën për ndryshimet klimatike, tregti dhe të drejtat e njeriut. Mirëpo Bideni do ta kthente Amerikën në tavolinën e diplomacisë. SHBA-ja do të rikthehej në marrëveshjen e Parisit për klimën, do të bënte marrëveshje të reja për tregti dhe do të merrte pjesë në tentimet për zbulime të reja teknologjike, duke respektuar standardet për të drejtat e njeriut.

Në Bashkimin Evropian, pamja e Amerikës është shumë e errët, falë veprimit të ngadalshëm të administratës së Trumpit përballë krizës së COVID-19, një pjesë të së cilës e kaloi më shumë duke fajësuar shtetet e tjera sesa duke bashkëpunuar me ato. Në vend se të luftonte krizën duke përdorur burimet e Organizatës Botërore dhe organizatave të tjera, SHBA-ja ndaloi udhëtimet nga Evropa pa asnjë paralajmërim dhe njoftoi se do të ndalte fondet për OBSH-në. Një prej synimeve kryesore të Bidenit në politikën e jashtme do të ishte tërheqja nga veprimet e këqija të Trumpit dhe ta trajtonte COVID-19 si krizë botërore, ashtu siç është. Kjo do të thotë nisjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të mbrojtur amerikanët nga pandemia dhe të ndihmonte në tentimet globale për të luftuar kërcënimin e madh.

Me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë, kompanitë evropiane si “Nokia” dhe “Ericsson”, do të njiheshin dhe do të përkraheshin si aleancë në synimin e rrjetit 5G. Më tej, SHBA-ja do të ndihmonte Evropën që ta largonte nga gazi rus dhe do të punonin së bashku drejt kalimit në energji të gjelbër. Një administratë e Bidenit gjithashtu do të njihte mençurinë e negocimit për vazhdimin e marrëveshjes New Start, traktat për armët bërthamore me Rusinë që skadon në vitin 2021. Kjo do të ndihmonte në format e tjera të kontrollit të armëve dhe të çonte përpara interesat e sigurisë për Evropën dhe SHBA-në dhe të parandalonte një betejë të re armësh.

Për më shumë, një administratë e Bidenit do të mbështeste fundin e çdo marrëveshjeje dhe do t’i besohej se do të ruante angazhimet e veta ndaj partnerëve dhe aleatëve në të gjithë botën.

Trumpi ia ka mundësuar Evropës që t’u shmanget këtyre mundësive për shkak të sjelljeve të pahijshme që kanë shpërqendruar vëmendjen nga çdo çështje tjetër. Për shembull, me krejt sytë e kthyer nga përplasja kineze dhe amerikane, BE-ja është bërë më shumë akomoduese te Kina. Në fillim të muajit qershor, Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, deklaroi se Evropa nuk e sheh Kinën si kërcënim ushtarak. Teksa krejt liderët politikë në Amerikë zëshëm kanë dënuar ligjin kinez të sigurisë në Hong-Kong, veprimi i BE-së ka qenë i qetë.

Që të mos harrojmë, BE-ja është blloku më i madh i tregtisë në botë. Me vendosmëri të mjaftueshme, Evropa, duke punuar ngushtë me SHBA-në, do të ishte e leverdishme kur bëhet fjalë për promovimin e sistemit multilateral të bazuar në rregulla. Për ta bërë këtë, do të duhet zgjerimi diplomatik dhe politik.

E njëjta gjë aplikohet për çështjet më afër kufirit. Evropa ka shumë për të fituar duke punuar ngushtë me SHBA-në për të forcuar pavarësinë e Ukrainës dhe t’i dalë përballë agresionit të Kremlinit. Së paku duhet të vazhdojë me sanksionet e ashpra ndaj Rusisë. BE-ja gjithashtu ka një interes që të qartësojë rrugën për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe t’u japë fund lojërave që janë luajtur në duart e Rusisë, Kinës, Turqisë dhe fuqive të tjera. Duke sjellë Ballkanin Perëndimor në çerdhen transatlantike, Evropa mund të llogariste në shumicën e kongresit amerikan. Duke ndjekur këto qëllime Evropës do t’i duhej të vendoste vlerat e saj mbi qëllimet politike dhe diplomatike. Duke e bërë këtë, publikut amerikan do t’i tregohej se Evropa nuk është vetëm cak i sulmeve të Trumpit, por një partnere e besueshme dhe e vyeshme. Në fakt, amerikanët shpesh e kanë parë Evropën për ide politike, që prej marrjes së teknologjisë e mbrojtjes së demokracisë. Një ringjallje e lidhjes transatlantike mund t’u jepte krah ideve evropiane në SHBA.

Që gjithçka të shkojë mirë, një formatim transatlantik do t’i kërkonte Amerikës që të përkrahte të drejtat e njeriut dhe demokracinë, që do të thotë qëndrime më të ashpra kundër qeverisë turke. Fatmirësisht, kjo nuk do të ishte e vështirë. Sondazhet nga “National Security Action” vazhdimisht kanë treguar se shumica e amerikanëve janë të shqetësuar me keqmenaxhimin e Trumpit në marrëdhëniet amerikane me shtetet e tjera dhe do të preferonin ta shihnin qeverinë që t’u dilte ballë vlerave amerikane, përfshirë të drejtat e njeriut.

Në vitet e fundit, deklaratat e Trumpit për spektakël kundër aleatëve përtej atlantikut, i kanë dhënë arsye Evropës që t’ia kthejë shpinën dhe të thyejë barrierat proteksioniste. Por çdo sondazh nga Evropa tregon se shumë evropianë që tani përkrahin proteksionizmin janë ish-përkrahës të aleancës transatlantike. Me një ndryshim në lidershipin amerikan dhe me një qasje më të butë, zhgënjimi i tyre do të lëkundej.

Megjithatë, analistët evropianë mund të vazhdojnë t’i shmangin faktet për Bidenin, demokratët dhe qëndrimet amerikane për politikën e jashtme. Duke ulur pritjet, ata do ta bëjnë më të lehtë për të ardhmen e Bidenit që të bindë sytë e publikut evropian. Marrëdhëniet dhe aleancat kanë të bëjnë me perceptim më shumë se çfarëdo tjetër.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH