Aktualitet

Një bekim për familjen, vijnë në jetë trenjakët në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Shkruar nga Liberale
Një bekim për familjen, vijnë në jetë trenjakët

Trenjakë kanë ardhur në jetë dje në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmi i ëmbël është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila ka publikuar dhe  foton e foshnjave që sapo kanë ardhur në jetë. Në këto momente të lumtura, familja ka marrë dhe bonusin e bebes prej 120 mijë lekësh.

Postimi i ministres Koçiu: 

Mirë se erdhët Kajla, Kain dhe Krid!

Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë ardhur në jetë  trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe secili përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë.

Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të këtij Materniteti për shërbimin e përkushtuar dhe profesionalizmin në kujdesin ndaj JETËS.

Rreth  200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur përgjatë pesë viteve të fundit.

Ky program do vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH