Panairi i Librit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të letërsisë dhe të librit në Shqipëri hapi sot dyert për të gjithë lexuesit.
Botime të reja, libra me ulje dhe aktivitete të ndryshme, seminare, dhënie çmimesh, biseda me autorë do vazhdojnë përgjatë 5 ditëve në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Të pranishëm në këtë panair do të jenë disa autorë e përkthyes të huaj si: përkthyesja Ilide Carmignani, shkrimtarja Viola Ardone, shkrimtari Alessio Puleo etj. Në panairin e këtij viti spikat ish-futbollisti legjendar francez, i cili ka nisur një karrierë edhe si shkrimtar Lilian Thuram, kampion Bote me Francën në ‘98.
Si çdo vit të pranishme me botimet e tyre të reja e të vjetra do të jenë shtëpitë botuese, të cilat të vendosura në stenda në dy katet e Pallateve të Kongreseve, ofrojnë për lexuesit libra me çmime të reduktuara.