Aktualitet

Nis java e hapur e vaksinimit për gjithë personat mbi 18 vjeç

Shkruar nga Liberale
Nis java e hapur e vaksinimit për gjithë personat mbi 18 vjeç

Duke nisur nga dita e sotme (19 korrik) e deri më datë 25 korrik, të gjithë personat mbi 18 vjeç do të mund të marrin dozat e vaksinës pa kufizime në kuadër të javës së hapur të vaksinimit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në rrjete sociale, se të gjithë qytetarët mund të paraqiten me kartë identiteti në qendrat e tyre shëndetësore, ose në qendrën më të afërt të vaksinimit.

Qendrat do të jenë të hapura që nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të mbrëmjes. Qytetarët nuk do mund të zgjedhin llojin e vaksinës që do marrin, por do të përcaktohet nga qendrat shëndetësore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH