Aktualitet

Ngjarjet e të shkuarës që sollën atentatin ndaj Aleksandër Sadikajt

Shkruar nga Liberale
Ngjarjet e të shkuarës që sollën atentatin ndaj

Aleksandër Sadikaj, i riu që mbeti viktimë e një atentati me tritol teksa ecte me makinë në zonën e Saukut, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë, ku ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.

Në lidhje me këtë ngjarje ai u shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.

Përveçse i njohur për precedentët e tij penal, Sadikaj rezulton pronar i një prej resorteve më të njohura në Memaliaj, i cili ishte hapur në janar të vitit 2022.

Ajo ishte një fermë me kuaj, "Sancho Farm Albania”, e ndërtuar me disa shtëpiza druri me çmime që vijon nga 40 euro deri në 100 euro në natë. Aleksandër Sadikaj ishte me origjinë nga Berati, megjithatë tashmë ishte zhvendosur në Memaliaj, në vendin e origjinës së nënës së tij, ndërsa shpesh herë qëndronte dhe në Tiranë. Sadikaj i kishte prindërit e divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH