Aktualitet

Negociatat/ Ministri i Austrisë: Shqipërisë t'i hapet drita jeshile

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Ministri i Austrisë: Shqipërisë t'i hapet drita

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur sot në vizitë zyrtare në Tiranë Ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai tha se Austria kërkon të hapet drita e gjelbër për hapjen e e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

“Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, sepse ju e dini se nuk ka unanimitet në Këshill, por ajo që duhet thënë është se Austria do të mbështesë Shqipërinë. Ne do t’ju ndihmojë në të gjitha mënyrat. Këtu keni një ambasador që është shumë i mirë dhe ju jeni në duar të mira. Mund ta përdorni ambasadorin e Austrisë këtu. Ne do të përpiqemi që në fushën ekonomike marrëdhëniet tona do t’i dërgojmë më tej bashkëpunimet” -tha ministri austriak. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH