Aktualitet

Negociatat/ Biberaj: Merkel vazhdon t'i thotë "neien" Edi Ramës

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Biberaj: Merkel vazhdon t'i thotë "neien" Edi

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, ka reaguar pas deklaratës së kancelares gjermane, Angela merkel, e cila u shpreh se nuk premton hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë mujait dhjetor, por kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Në një postim në Facebook, Biberaj rendit arsyet që nuk hapen negociatat për Shqipërinë.

Sipas tij, qeveria e Ramës jo vetëm nukka plotësuar kushtet e vendosura, por i ka përkeqësuar ato, duke iu shtuar kushteve zyrtare të BE-së edhe 16 kushte te brendshme

Postimi i plotë

Kancelarja Gjermane Angela Merkel vazhdon t'i thotë "NEIN" Edi Ramës dhe qeverisë së rilindjes, e cila nuk kryen asnjë lloj reforme duke mos plotësuar asnjë kusht tv Bundestagut Gjerman, përkundrazi vazhdon të përkeqësojë të gjithë treguesit e demokracisë, shtetit të së drejtës si dhe lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Edi Rama dhe qeverisja e rilindjes iu kanë mohuar qytetarëve shqiptarë edhe të drejtën elementarë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi në votimet moniste të 30 qershorit të vitit të kaluar për qeverisjen vendore. Qytetarët nuk kishim mundësi zgjedhjeje, pasi në listat e kandidatëve kishte vetëm një kandiadat.

Shqipëria vazhdon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, ndërkohë që nuk është zhvilluar asnjë hetim për vjedhjet/manipulimin e zgjedhjeve në Durrës (Dosja 339) dhe Dibër (Dosja 184). Shqipëria vazhdon të jetë kampione europiane e korrupsionit, e krimit të organizuar dhe e lidhjes së grupeve të strukturuara kriminale me politikën qeverisëse. Shqipëria nuk ka investime të huaja direkte dhe prani të kapitalit të huaj, pasi sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare klima e biznesit është armiqësore ndaj këtyre investimeve.

Në Shqipëri është vrarë shpresa dhe besimi, gjë që ka detyruar emigrimin e qindra mijëra shqiptarëve gjatë 8 viteve të fundit, ndërkohë që 79 % e rinisë dhe 50 % e popullsisë dëshiron të largohet në emigracion. Ndërkohë që dera europiane për Shqipërinë vazhdon të mbetet e mbyllur, Kancelarja Angela Merkel i bëri thirrje Bullgarisë që të mos vendosë të drejtën e vetos për bllokimin e negociatave, por të merret vesh me Maqedoninë, e cila i plotëson kushtet për hapjen e negociatave. Edi Rama dhe qeverisja e tij e rilindjes do të hyjnë në librin e rekordeve negative Guinness pasi për 8 vite s'kanë plotësuar asnjë kusht për të hapur negociatat, përkundrazi i kanë përkeqësuar ato, duke i shtuar kushteve zyrtare të BE-së edhe 16 kushte te brendshme!

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH