Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Dhuna e pushtetit simbolik”.
“Koncepti i pushtetit simbolik mund të shihet si i bazuar te koncepti i ‘ndërgjegjes false’ të Engelsit. Sipas Engelsit, në kapitalizëm edhe vetë objektet dhe marrëdhëniet sociale janë të trupëzuara me vlerë shoqërore që varet nga aktorët në ndërveprim. Pa iluzionin e një ligji natyror që i rregullon transaksionet sociale dhe fizike me vlerë, klasa punëtore nuk do të ishte e gatshme për të mbështetur vetëdijshëm marrëdhëniet sociale që bien ndesh me interesat e saj.”, shkruan Mile.
Më pas do lexoni një Analizë nga Nicole Yeatman me titull: "Po e vret media sociale përulësinë intelektuale?".
Për t'u pasur nga një OP-ED nga Brian Klaas me titull: "A korrupton pushteti".
Në Campus do gjeni dy shkrime.
"Risia e UET/ Sjell forumin e përbashkët me Universitetin e Oksfordit për Ballkanin Perëndimor".
Dhe "Strategjia universitare e BE-së do të ndihmojë në ndërtimin e urave ndërkombëtare" nga Jan Palmowski.
Dhe për ta mbyllur, Eugjen Merlika sjell në shqip një OP-ED të Angelo Panebianco titulluar "Italia-Franca: shtysa e nevojshme për Bashkimin Evropian". /Gazeta Liberale