Aktualitet

Në pritje të Vettingut, gjyqtari i Apelit në Tiranë jep dorëheqjen

Shkruar nga Liberale
Në pritje të Vettingut, gjyqtari i Apelit në Tiranë jep

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo ka dhënë dorëheqjen, ende pa iu nënshtruar Vettingut.

Bendo e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe komisionin e vettingut, ndërsa pritet të shqyrtohet ditën e sotme kërkesa e tij.

Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, i cili është pronar i disa pasurive kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa në ditët dhe javët do të dilte para vettingut.

Bendo ka gjykuar disa çështje të bujshme në historinë e drejtësisë shqiptare, nga 21 Janari, te dosja Hakmarrja për Drejtësi, çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, etj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH