Seanca e parë e gjyqit ndaj Fredi Belerit është caktuar të mbahet më 12 Tetor, ora 09:00.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili nuk ka bërë betimin pasi ndodhet në burg, do të ulet në tavolinën e të pandehurve, si i akuzuar nga SPAK për “korrupsion në zgjedhje”.
Çështja në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.
Më herët Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, ai ka ofruar para në këmbim marrjen e votave në favor të tij.