Presidenti Ilir Meta ka thënë qartë se do bëjë gjithçka për të parandaluar ndryshimet e njëanshme kushtetuese.
“Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës”, theksoi Meta. /Gazeta Liberale