Aktualitet

Ndërpritet gara për Prokuror të Përgjithshëm

Shkruar nga Liberale

Lulzim Alushaj, kandidati që u skualifikua javën e shkuar nga gara për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, ka dorëzuar padinë në Gjykatën e Apelit Administrativ një padi ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Alushaj u skualifikua, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes se 15 vjetëve përvojë pune si jurist i spikatur. Kjo do të thotë që procesi bllokohet derisa të shprehet gjykata e apelit administrativ.

Në këto kushte shtyhet edhe intervistimi i tre kandidatëve që kishin mbetur në garë: Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm do të miratohej brenda muajit shtator.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH