Aktualitet

Murrizi shpërthen ndaj Hajdarit dhe tregon prapaskenat: Rudina ka...

Shkruar nga Liberale
Murrizi shpërthen ndaj Hajdarit dhe tregon prapaskenat: Rudina ka...

Opozita paralmentare duket se është përçarë tashmë pas shpalljeve, për krijimin e partive të reja, për të kandiduar për zgjedhjet e vitit 2021.Rudina Hajdari deklaroi hapur se nuk do t’i bashkohet partisë më të re të krijuar nga Myslim Murrizi, Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH).

Sipas Hajdarit, partitë politike shqiptare funksionojnë si ndërrmarje fitimprurëse të mëdhaja, të cilat nuk mund të konkurohen nga sh.p.k më të vogla, ndërkohë që shtoi se do të bashkohet me formacionin politik që pritet të krijohet së shpejti nga ‘Nisma Thurrje’.

Pas këtij reagimi ka ardhur edhe përgjigja e Murrizit për Hajdarin i cili ka thënë për "Fax News" se në partinë e tij nuk ka vend për bashkëpunëtor të sigurimit, ndërkohë që Hajdari nuk ka qenë kurrë pjesë e partisë së tij.

“Po mbledh firmat së shpejti do çoj kërkesën në gjykatë. Partia ime do quhet “Lëvizja demokratike shqiptare”. Rudina Hajdari nuk ka qënë kurrë nismëtare për forcën e re politike dhe i ka shërbyer Nismës Thurrje. Hajdari ka marrë pjesë në lëvizjen për mbledhjen e 50 mijë firmave.

Në partinë time s’ka vend për bashkëpunëtorë të sigurimit, në partinë time nuk do të pranohen hajdutët dhe ish funksionarët e PP-së do t’i çoj në gjykatë. Do konkruoj me lista të hapura në 12 qarqe për 140 deputete. Së shpejti do propozoj ndryshim të ri në Kodin Zgjedhor dhe të fshihen nga regjistrat e partive ata që nuk sigurojnë dot aq vota sa janë regjistruar në gjykata.

Nisma Thurje produkt i LSI-së, do respektoj parimin e listave të hapura edhe në parti zgjedhja e kryetarit të partisë, në varësi të votave që sigurojnë.”- tha Murrizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH